“Sali Berishën nuk ka incenerator që e riciklon! Bëhet fjalë për korrupsion madhor”/ Ministrja e qeverisë Rama i bën thirrjen urgjente SPAK-ut: Heto 360 gradë “non grata-t”

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shkëmbyer replika të ashpra në punimet e Kuvendit, pak ditë më parë. Teksa flitej për lirinë e medias, Spiropali i tha ish-kryeministrit se koha kur redaksitë e gazetave digjeshin ka marrë fund me ikjen e tij si president. Në replikën e tij, Berisha citoi një artikull të një medieje por nuk e tha burimin, duke e akuzuar Elisa Spiropalin për pasurim në kurriz të familjeve shqiptare. Sipas ish-kryeministri, burri i Spiropalit ka marrë tendera dhe fitues ka shpallur vëllain e ministres.

Ndërkohë e ftuar në “ABC Live”, ministrja Elisa Spiropali, hodhi akuza të tjera ndaj Berishës duke thënë se modeli i ish-kryeministrit është politikisht i pa riciklueshëm.

“Nuk kam koment për të përveç se ato që them në Kuvend. Nuk kam koment tjetër përveçse është një fabrikë shpifjesh. Artilier i topave të baltës. Si brenda dhe jashtë Kuvendit. Nuk ka incenerator që e merr përsipër modelin e tij politik. Modeli i Berishës është i pa riciklueshëm.”

Elisa Spiropali thekson se ai do të mbetet “non grata” dhe i vdekur politikisht. Ndërkohë Spiropali ka kërkuar që SPAK të hetojë në 360 gradë personat “non grata”

“A e besoj DASH para këtij njeriu. Në nuk vëmë në dyshim vendimet e DASH. Këto i vë në dyshim vetëm një çetë e vogël. Ajo vulë rëndon mbi Shqipërinë. Bëhet fjalë për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Do ishte në nder të drejtësisë shqiptare që të na ndriçonte. Nga SPAK kërkojmë se kemi besim të ta. Është shenjë besimi dhe investimi moral e financiar tek sistemi në Drejtësi. Të ngrihet në lartësinë e kësaj drejtësie. Të hetojë 360 gradë të gjithë sidomos kur DASH është shprehur”

“Ne nuk kemi bërë deklaratë kur SPAK ka hetuar zyrtarët të lartë të PS. Drejtësia është shkëputur nga kthetrat e politikës. Ia kemi kthyer qytetarëve. Nuk kemi krahasim dhe të pakonkurrueshëm në këtë gjë. Nuk do i biem ndesh drejtësi, por kërkojmë 360 gradë hetim për ata që ka dosje dhe ka prova. Ne nuk merremi me emra dhe individë. Kërkojmë zbardhjen e dosjeve.” tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad