Vriten me njëri tjetrin babai dhe djali, i përfshirë dhe…/ Zbardhen detajet

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të pajetë dy persona.

Mësohet se pas një mosmarrëveshjeje në familjen Bigoviç janë përfshirë disa anëtarë. Djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i pajetë.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka v*arë vëllain e tij. Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Gjithnjë sipas burimeve të sigurta të KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviç. dhe M. Bigoviç, ndërsa babai i tyre është avokati Millan Bigoviç.

Zjarr Tv Ad