Edhe Spiropali tallet me Alibeajn: Mesa duket nuk i ka 20 firma për të propozuar emër…

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I angazhuar në takime me PS pa patur asnjë mandat nga Partia Demokratike deputeti Enkelejd Alibeaj po zhgënjehet përditë. Ka qene radha e Elisa Spiropalit që të tallet me deputetin e PD.

Duke folur për këtë zgjedhjen e Presidentit, e ftuar në “ABC Live”, ministrja Spiropali, u shpreh se mesa duket Alibeaj nuk i ka 20 deputetë që duhet të firmosin për të propozuar emër për president.

“Është Kuvendi që e ngarkon kushtetuta. Janë argumente infartil. Nuk janë serioz. Ose t’i japim vendit një President përfaqësues për të gjithë ose ata nuk e kanë këtë vullnet. Mesa duket ata nuk i kanë 20 firma deputetësh për të propozuar.

Por problemi i brendshëm nuk mund ta çojnë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit. Nuk e duam që Presidenti të jetë një deputet socialist. Pikërisht për të hapur mundësi PD dhe aktorëve të tjerë që të mund të propozojë emra të vlefshëm. Në fund të këtij procesi me apo pa grupin, ne do mund t’i japim kësajrepublike një President të denjë.” tha Spiropali.

Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike që u zhvillua dje në selinë e PD-së kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herës.

Por në një dalje për mediat Alibeaj la ta kuptohet se nëse Balla i thërret në takim ata janë të gatshëm që të shkojnë edhe në 12 të natës.

Zjarr Tv Ad