Salianji akuza Bashës: Është ndër personat më negativ në vend, po tenton të uzurpojë PD me një proces fars

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i “Foltores”, Ervin Salianji është shprehur se më datë 29 korrik nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të PD-së, por sipas tij një tentativë për të uzurpuar partinë. Dje, në një intervistë televizive, ai tha se me këto zgjedhje po tentohet të vidhen institucionet, vula dhe sigla e PD-së. Ndërsa sa i takon ish-kreut Lulzim Basha, Salianji deklaroi se ai nuk është rikthyer tani, pasi nuk u largua më parë, teksa shtoi se në një vit e gjysmë ka mbajtur peng institucionet e PD-së.

“Ajo që po ndodh në partinë e vulës është ajo që kam paralajmëruar më shumë se një vit më para është se nuk u tërhoq por u detyrua prej nesh të largohej, ish-kryetari i atëhershëm Basha me procedurë duke mos u çregjistruar nga Gjykata. Mbajti të njëjtat institucione aty duke përjashtuar dhe larguar të gjithë të tjerët. As nuk po rikthehet se nuk ka ikur ndonjëherë por po e mban peng me idenë e regjimit. Po tenton më saktë të mbajë peng vulën, siglën, simbolet, trashëgiminë, financat dhe gjithçka që ka të bëjë me PD”, tha ai.

Salianji theksoi se nuk ka zgjedhje më datë 29 dhe se PD nuk ka institucione. “PD nuk është godina, muret, letrat, janë njerëzit dhe njerëzit qartësisht nuk janë me të madje sipas sondazheve që shoh është një prej njerëzve me negativitet dhe popullaritetin më negativ në Shqipëri. Ai as iku, as u largua. Aty ka qenë. Nuk ka zgjedhje më datë 29, nuk ka një proces, nuk ka institucione PD, as Kryesi, as Këshill kombëtar. Ka një tentativë për të uzurpuar këto siç ju thashë për të konfiskuar logon e PD dhe më tej për të vazhduar për ta mbajtur peng”, tha ai.

Zjarr Tv Ad