Salianji denoncon ndërtimin pa leje në një nga kullat e Tiranës: Duhet të ishte 26 kate, ka shkuar në 40

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka denoncuar sot një nga kullat në qendër të Tiranës, për ndërtim të kateve pa leje.

“Eye of Tirana – Syri i Tiranës”, i projektuar nga një studio daneze, me një sipërfaqe prej 55 mijë metra katrorë, do të duhet të ishte me 26 kate. Ndërkohë sipas Salinajit sot po t’i numërosh katet e kësaj kulle shkojnë afërsisht 40 kate. Salianji akuzon qeverinë se ka bekuar ndërtimin pa leje të kësaj kulle, ndërsa shprehet se ndërtuesi duhet të ishte në bankën e të akuzuarve por lidhi sipas tij vepron me dy standarde.

“Ishte me leje 26 kate. Por tani këtu edhe për të numëruar, shikohet se ka shkuar 40 kate. Gra të moshuar përfundojnë në burg edhe për një dritare apo avlli. Po ky ndërtim në mes të Tiranës, që tregon shkatërrimin e qytetit të bëhet pa bekimin e qeverisë? A e ka referuar në prokurori IKMT apo policia këtë ndërtim? Edhe si ky ndërtim, ka plot dhe do jem në ndërtesa të tjera në Tiranë. Kanë marrë edhe shtetin në kontroll duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Duhet të ishin me miliona euro gjobë. Ndërtuesi i këtij duhet të ishte përballë burgut. Qeveria e ka mbyllur gojën. Qeveria me dy standarte nuk ka çfarë të thotë. Do kemi raste të tjera. Ku qeveria favorizon dhe nuk ka barazi para ligjit.” tha Salianji.

Zjarr Tv Ad