Sejamini: Ja plani që ka Basha për zgjedhjet e 2025

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në krye të PD-së, është që të zgjidhet deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe të hyjë edhe në një qeveri me Edi Ramën, nëse ky i fundit nuk bën numrat për të formuar vetëm kabinetin qeveritar.

Biseda në studio:

Rakipi: Sula nuk ka qëllim që të bëhet kryetar dhe as të shkojë te Berisha. Koreshi po ashtu. Të gjithë të tjerët, duan që të ikë Berisha, vetëm një po vrapon për ta zënë vendin. Po më mirë të humbasin përballë Ramës në 2025 dhe të zgjedhin një kryetar. Po nëse do një copë ndërmarrje Basha, le ta marrë. Ai shkoi dhe mori lesh në zgjedhje. Ai nuk mori asgjë mo… Këta nesër dhe mund të mbyllen, rreziku i kësaj partie është i madh. Nuk ka faj Lul Basha mo, ai ka mësuar atë se çka kanë bërë këta në 30 vite dhe thotë: Pse mos të kem dhe unë. Po do që Lul Bashën ta zgjedhin që nesër, hajde votojmë dhe ne.

Mërtiri: Këta nuk kanë një projekt politik.

Sula: Ne kemi projekt të ri, organizim, fytyra të reja.

Mërtiri: Këto janë llogje. Si do të vijnë fytyra të reja, kur s’e di se kush është kryetari?

Sula: Si do të vijë mo?!

Rakipi: A nuk e kishe këtë dhimbje 1 vit më parë kur nuk kishte kretar PD?

Mërtiri: Kisha mo.

Rakipi: Pse nuk e the pra?!

Mërtiri: Këto probleme pse nuk i ke thënë më parë?

Sula: I kam thënë gjithmonë.

Sula: Nëse grupet e punës nuk do të riorganizojnë partinë, s’do ta njoh rezultatin.

Sejamini: Më vjen keq, por pas një viti e gjysmë që ju kanë sjellë vërdallë, Basha do të zgjidhet kryetar. A do të largoheni nga grupi parlamentar?

Sula: Patjetër.

Koreshi: Po. Ajo çka do të bëhet, do të bëhet para datës 29 korrik. Ne do të punojmë për këtë gjë, jo me të fortë, si ata të fortët. Sot në Lushnjë kemi marrë 4 këshilltarë dhe Berisha po ashtu. Njerëzit thonë: “Bëni maksimumin dhe kuptojmë se Berisha duhet të hapë rrugën, por mos na e sillni Bashën.”

Sejamini: Projekti i Bashës është shumë i thjeshtë, do që të bëhet deputet në vitin 2025. Ata duan që të kenë një parti të vogël. Ju ngatërroheni sikur ai ka projekt për të sjellë opozitën në pushtet. PD nuk e rrëzoi dot Ramën kur ishit të bashkuar. Rama do frymë për t’u rrëzuar. Basha nuk ka qëllim për të bërë një parti për të fituar zgjedhjet. Madje ai do të hyjë në qeveri me zotin Ramën në 2025, nëse ky i fundit nuk merr numrat.

Koreshi: Nëse ndodh kjo gjë, ju bëftë pushka top.

Zjarr Tv Ad