Shabani: Mandatit të Veliajt po i vjen fundi, e kanë në dorë qytetarët e Tiranës

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endrit Shabani, aktivist i Nismës Thurje, thotë se fatin e Teatrit Kombëtar e kanë në dorë vetë qytetarët e Tiranës. Në një intervistë me MCN, Shabani tha se për Teatrin duhet të merret shembulli i teatrit të Shekspirit në Britani.

Edi Rama për të dhënë mesazhin se mund të bëjë çfarë të dojë në këtë vend e ka shembur teatrin. Ne duhet ta rikthejmë këtë pasuri kombëtare duke marrë shembull teatrin e Shekspirit. Nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese e ka kapacitetin për të penguar këtë ndërtim. E kanë vetëm qytetarët e Tiranës. Ata duhet të marrin vendim nëse në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë ata që janë mbi fadromë apo ata që e duan këtë vend dhe duan ta ruajnë historinë e këtij vendi. Nuk ia kanë dalë gjykatat, nuk ia ka dalë SPAK. Është shumë vonë. Mandatit të Erion Velisë po i vjen fundi, ndaj ai nuk do të ketë mundësinë.

Lidhur me debatet e fundit mbi kreun e SPAK, Shabani tha se janë tregues se qeveria nuk ka kontroll mbi gjyqësorin.

Replika dhe tensioni që për herë të parë është shpalosur mes ambasadës dhe ndërkombëtarëve është një shenjë pozitive që tregon se qeveria nuk ka kontroll të plotë mbi gjyqësorin. Këta duan të pezullojnë drejtësinë dhe të bëjnë siç kanë bërë në 32 vjet. Që të kemi shtet funksional duhet të kemi drejtësi të pavarur. Ne shkuam te SPAK sepse ende nuk e kemi humbur besimin, por jemi të pakënaqur me punën e tij në 3 vite. Ne i kërkuam zotit Dumani të ketë një axhendë të re. P.sh. merrni koncesionin e sterilizimit. Merrni inceneratorët, falë kallëzimit të nismës Thurje kemi në burg një të përfshirë.  

Zjarr Tv Ad