Shakaja pa kripë e Cakajt në zyrën e Kurtit, me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë

0
1296
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përderisa e thotë, Edi Rama, se është një nga ‘mendjet më të ndritura’ të shqiptarisë, imagjinoni se çfarë mendon për vetveten ministri në detyrë i Jashtëm Gent Cakaj. Pas surprizës së emërimit të tij nga Rama në detyrën e rëndësishme, lajmet më të bujshme që ai ka prodhuar janë memet në rrjet.

Edhe ditën e sotme gjatë takimit më kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilin dikur e ka pasur ‘shef të madh’ në Lëvizjen Vetëvendosje, Cakaj nuk e ka përmbajtur dot veten pa lëshuar një ‘perlë’.

Gjatë shtrëngimit të duarve me Kurtin, Cakaj duke ju drejtuar fotografëve dhe kameramanëve, ka lëshuar një batutë ‘gjeniale’

‘Që doni i ndërrojmë, edhe flamurat’, ka thënë Cakaj duke qeshur vetë i pari, me shakanë e tij pa kripë.

Kurse Albin Kurti, këtë moment e ka kaluar pa koment dhe vetëm me një buzëqeshje të lehtë. Kujtojmë se për një periudhë të gjatë që nga koha e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka njohur flamurin aktual të Kosovës, duke kërkuar që ai të zëvendësohet me atë kombëtarë (kuq e zi), të cilin mban edhe shteti i Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad