Shano: Mandati i kryetarëve të kufizohet në ligjin për partitë. Korrupsioni buron prej kësaj

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria duhet të kufizojë jo vetëm në statutet e partive, por edhe në ligjin për to, mandatin e kryetarëve. Kështu tha analisti Dritan Shano ”, në A2 CNN. Sipas tij, mandati i pakufizuar i kryetarëve është shkaku kryesor i korrupsionit në vendin tonë.

“Statuti i parë i PD-së ka pasur mandat të kufizuar të kryetarit. Por pastaj nga viti 1991 u hoq. Mendoj që nëse Shqipëria është këtu ku është, i korruptuar në endemike tashmë, vjen për shkak të përhershmërisë së kryetarëve. Berisha është i pari në këtë listë, Rama është aty afër.

Problemi pse kemi korrupsion, pse nuk krijojmë dot institucione është se kemi kryetar njerëz të përhershëm të cilëve nuk u hyn gjemb në këmbë për çdo vendim që kanë marrë”, tha Shano.

“Nëse Shqipëria do të urbanizohet mendoj se duhet të fillojë nga kufizimi i mandatit të kryetarit. Të ndryshohet te statuti i partive, por edhe në nenin 7 të ligjit për partitë. Sepse partitë e Shqipërisë, një vendi otomano-komunist, do të jenë gjithmonë të personalizuara.

Këta kryetarë, këta 4 veta, kanë siguruar që shqiptarët të votojnë ata që zgjedhin ata. Nuk ka rëndësi se për kë voton. Shqiptarët kanë një problem shumë të madh që mund të kurohet me një gjë që mund të duket non sens juridik, por për të cilin kemi nevojë. Të mos u shkojë në mendje ta heqin nenin nga statuti”

Zjarr Tv Ad