SHBA sanksione të reja ndaj Rusisë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë në lidhje me helmimin e ish-agjentit, Sergei Skripal.

Ish-koloneli i shërbimeve informative ushtarake ruse ishte dënuar në vitin 2006 si “tradhtar” me akuzën se kishte shkëmbyer informacione me Britaninë e Madhe dhe SHBA-në në kohën kur vepronte si agjent i dyfishtë.

Prej vitesh ai jeton në Britaninë e Madhe.

Në 4 marsin e vitit të kaluar, Skripal dhe vajza e tij u sulmuan me një gaz neurotoksik në qytetin anglez të Salizbërit.

Gazi dyshohet se u çlirua nga dy spiunë rusë dhe ishte prodhuar në periudhën e Bashkimit Sovjetik.

Dy familjarët i mbijetuan tentativës për vrasje, ndërsa një grua vdiq pasi ra në kontakt me substancën toksike të futur në një shishe parfumi.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën (3 gusht) se Moskës do i mohohen miliarda dollarë nga institucionet financiare dhe teknologjitë për armët kimike e biologjike.

Sanksionet do të mbeten në fuqi derisa Moska të japë garanci që nuk po përgatit armë kimike, lejon inspektimin e tyre dhe do të kompensojë viktimat.

Helmimi i ish-agjentit rus vitin e kaluar mobilizoi komunitetin ndërkombëtar, duke çuar deri në dëbimin e diplomatëve rusë nga shtetet perëndimore.

Ai ishte sulmi i parë me armë kimike në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moska i vazhdimisht i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë plane për zhvillimin e substancave neurotoksike, as në kohën e Bashkimit Sovjetik, as në kohët moderne.

 

Zjarr Tv Ad