SHBA: Të tërhiqemi nga marrëveshja bërthamore me Iranin

0
8

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, u bëri  thirrje aleatëve evropianë të Amerikës që të bashkohen me të në tërheqjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 dhe të ndalojë përpjekjet që ai tha se janë të dizajnuara për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA.

MIKE PENCE

ZEVENDESPRESIDENT I SHBA

Lindjen e mesme duhet ta kthejmë në një vend paqeje dhe prosperiteti. Ne gjithmonë do të jemi pranë aleatëve tanë dhe do të promovojmë vlerat tona. Republika islamike e iranit është sponsori më i madh në botë i terrorizmit dhe kërcënimi më I madh.  Disa nga partneret tanë europianë mbretëria e bashkua, Franca dhe Gjermania krijuan një mekanizëm të posaçëm financiar që Uashingtoni beson se ka për qëllim “të thyejë” sanksionet e ashpra të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

 

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se bota “nuk mund të arrijë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme pa u përballur me Iranin”. Pompeo foli gjatë konferencës së sigurisë në Lindjen e Mesme në Varshavë.

MIKE POMPEO

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

Shtetet e bashkuara vleresojne bashkepunimin me te gjitha vendet dhe lidershipin e tyre per organizimin e ketij ministeriali. Misioni ynë sot është të gjejmë rrugë të reja dhe të zgjidhim të gjitha problemet tona. Ky është misioni ynë sot dhe shpresoj të gjitha vendet ta marrin seriozisht.  Ne kemi nevojë për veprime. Asnjë nga sfidat nuk mund të zgjidhet vet. Ne do të vijojmë të jemi një force e mire për rajonin e lindjes së mesme.