Shërbimi satelitor, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i përgjigjet Ramës: Ndërtimet pa leje u shumëfishuan 10 vitet e fundit! Janë zaptuar edhe…

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi edhe ngritjen e satelitëve me synim parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Në një status në Facebook, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, bën me dije se fenomeni i ndërtimeve pa leje është shumëfishuar në 10 vitet e fundit duke zaptuar jo vetëm hapësira publike, por edhe pjesë të trashëgimisë kulturore.

REAGIMI:

SATELITET DHE KRIMET NDAJ TRASHEGIMISE ME FIRME ZYRTARE

Duke pershendetur Kryeministrin per ngritjen e sateliteve ne hapesire me synim parandalimin e ndertimeve pa leje, Forumi deshiron kujtoje se fenomeni i ndertimeve pa leje eshte shumefishuar keto 10 vitet e fundit duke zaptuar jo vetem hapesira publike, por edhe pjese te trashegimise kulturore.

Shume shtepi historike ne Tirane jane shkaterruar deri me sot naten me firmen e ish-ministres Kumbaro. As Sat 1 dhe as Sat 2 nuk kane cfare ti bejne firmave te ministrave qe firmosin per zhdukjen e tyre.

Kjo foto e botuar disa here prej nesh si dhe e reklamuar ne media eshte nje ndertim pa leje qe eshte bere ne territorin e parkut Kombetar te Butrintit. Zone e Mbrojtur jo vetem nga ligji shqiptar, por edhe nga Konventa e UNESCO-s ku Shqiperia ka aderuar.

Ky shkaterrim i vijes bregdetare eshte bere ne periudhen e qeverisjes Rama dhe nen bekimin e ministres Kumbaro, e cila ne cdo media ka premtuar se do beje verifikimin e ketij ndertimi dhe deri me sot vazhdon te genjeje pa ju dridhur qerpiku se nuk di asgje.

Nese doni ta dini z.Kryeminister se cili eshte ndertuesi pa leje mjafton te shikoni reklamen televizive per fshatin turistik Arameras per te kuptuar se cili oligark prane Jush ka shkaterruar nje zone te mbrojtur brenda Parkut te Butrintit me mbeshtetjen e Qeverise Tuaj.

Ky ndertim brenda nje zone te konsideruar e Mbrojtur tregon shume qarte se satelitet nuk do te kene asnje rol per sa kohe nuk do te denohet as oligarku i ndertimeve pa leje dhe as ministrat pergjegjes, qe genjejne ne cdo studio televizive se nuk kane dijeni per kete shkaterrim te dhunshem te zonave te Mbrojtura.

Zjarr Tv Ad