Sherr mes të rinjve në qytetin e Kavajës. Plagosen dy prej tyre

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri dhe dy djem të mitur janë përfshirë në një sherr gjatë të cilit janë përdorur sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Policia bën me dije se një 17-vjeçar ka goditur me mjetin prerës një 16-vjeçar dhe një 25 vjeçar. Të plagosurit, bën me dije policia, janë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Zjarr Tv Ad