Sherr në një lokal në Pogradec, dhunohen me sende të forta dy vëllezër, 1 në pranga, 2 në kërkim

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vëllezër janë dhunuar me sende të forta në një lokal në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çezmë e Vogël ku tre persona dhunuan dy vëllezërit I. D dhe A. D teksa ndodheshin në një lokal.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Njëri prej tyre është arrestuar ndërsa dy të tjere janë shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B.’”- njofton policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B.

Zjarr Tv Ad