Shi e reshje të dendura dëbore, moti i keq pushton sërish vendin

0
780
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se jemi në periudhën më të bukur të vitit, moti ka lajme të këqija.

Sipas parashikimit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të rikthehen reshjet intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Gjithashtu reshjet e dëborës do të zbresin deri në 500 metra mbi nivelin e detit, duke parashikuar ditë të ftohta.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri lokalisht shumë intensive, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që sot do të shfaqen në lartesinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nesër priten të zbresin deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C

në vendet malore: 2 °C / 5 °C.

Era

Sot dhe nesër era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë.

Zjarr Tv Ad