Shkarkimi i Elisabeta Imerajt/ “Sot ditë e trishtuar për Shqipërinë”, avokati nga Strasburgu: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, sistemi i drejtësisë po del jashtë kontrolli

0
766
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga pozicioni i prokurores së Tiranës, ka folur për mediat edhe avokati i saj, i cili vinte posaçërisht nga Strasburgu për këtë çështje.

Avokati i Imerajt, u shpreh se sot ishte ditë e trishtuar dhe se Shqipëria po humbiste një prokurore shumë të aftë. Ndër të tjera, shtoi procesi ishte zhvilluar duke u bazuar në prova fallco dhe se do të ndërmerreshin hapa të mëtejshëm për këtë çështje.

Avokati i ish prokurores, Elisabeta Imeraj: Sot është një ditë e trishtuar për Shqipërinë. Kemi provuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po shkon keq dhe po del jashtë kontrollit.

Nuk kam parë kurrë një proces të tillë me prova fallco ndaj klientes time. Mendoj se sot po humbisni një prokurore shumë të aftë sepse sistemi është jashtë kontrollit. Sigurisht që do të merremi me këtë, nëse jo sot, mbase nesër.

Zjarr Tv Ad