Shkelje të barazisë në tendera, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-Prefektin e Kukësit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana.

Kujtojmë qës SPAK nisi hetimet ndaj Gjanës në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë.

Prokuroria thotë se ka dyshim të arsyeshëm se Gjana duke mos kryer detyrat funksionale ka cënuar një kompani që kërkonte të ishte pjesëmarrëse në ankandet për blerje karburanti.

Njoftimi i plote

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 62 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim G.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 133, datë 01.02.2023, verifikuar me vendimin nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 133, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Miratimin e vendimit nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Zjarr Tv Ad