Shqipëri-Maqedoni, vetëm një kontroll në kufi nga 1 prilli

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri Lleshaj përgëzoi homologun e tij, Oliver Spasovksi për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë për sa i përket aprovimit të Marrëveshjes PRESPA, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në qëllimin e përbashkët për ngritjen e modelit “one stop-shop” në kufirin e përbashkët, një model të cilin Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Maqedonia e ka në fuqi me Serbinë.
Të dy ministrat nënvizuan rëndësinë e modelit “one- stop-shop” në kufi, për shkak se ky lehtëson së tepërmi lëvizjen e shtetasve dhe mallrave mes dy vendeve.
Palët u zotuan të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të vendosur këto pika të përbashkëta kufitare në datë 1 prill 2019.
Ministri maqedonas informoi palën shqiptare se autoritetet maqedonase po marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e pikës së përbashkët ndërkufitare të Trebishtit.
Ministri Lleshaj shfrytëzoi mundësinë për t’i prezantuar homologut maqedonas idenë e sigurimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, udhëtarëve dhe mallrave në kufijtë e vendeve, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit në kufijtë me vendet e tjera.
Ministri Lleshaj u shpreh se kjo ide do të ndahet edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë të mirëpritur t’i bashkohen dhe përfitojnë nga nisma.

Zjarr Tv Ad