Shqiptarët nën monitorim nga policia e Ramës, Manjani: Të falenderojmë hakerat….

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Sa qenka rritur kontigjenca, dmth numri i njerëzve që policia mban në monitorim?

Ka qenë 39 000 në 2103 kur Rama mori qeverinë. Qenka bërë 100 000.

Kjo tregon dy gjëra të rënda:

1. Shoqëria është kriminalizuar shumë si rezultat i veprimtarisë kriminale kapilare (kultivimi i kanabis psh është një krim kapilar), si dhe të filozofisë politike burg burg burg për çdo gjë…

2. Policia ka një terren shumë më të madh për të shantazhuar njerëz për qëllime elektorale. 100 000 njerëz (pa familjarët e tyre) kur i konsideron vota janë gati 10 mandate deputetësh…

Falenderojmë Hackerat që na sollën në vemendje këtë aspekt, pavarësisht kuriozitetit që kanë njerëzit për të ditur kush janë emrat në atë listë që monitoron policia.

Me këtë rast duhet shtuar presioni publik dhe politik që ajo listë emrash të fshihet nga rregjistrat zyrtare të policisë. Duhet fshirë sepse ligjërisht nuk ka asnjë kuptim.

Policia ligjërisht ndjek dhe mbikqyr vetëm të kërkuarit dhe ata që i urdhëron drejtësia, jo çdo njeri që i teket policit të lagjes.

Kontigjenca, pavarësisht emërtimeve që i kanë vënë sot, është koncept policimi që ka mbetë nga koha e komunizmit…

Zjarr Tv Ad