Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane në Pavia mbrëmjen e së martës, pasi qëlloi dy herë me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste.
I riu shqiptar habiti karabinierët duke thënë se qëlloi me armë sepse ishte i mërzitur.
Sipas mediave italiane, pasi ka qëlluar në ajër, një prej fqinjëve të tij ka dalë në dritare, ndërsa 31-vjeçari i është kthyer ashpër dhe i ka kërkuar që të futet menjëherë në banesë, përndryshe do ta qëllonte.
Pas ngjarjes Policia sekuestroi armën e mbushur me fishekë, gati për qitje./newsbomb.al