Dënohet për vjedhje shqiptari në Angli, shpërthen gjykatësi: S’duam kriminelë, boll kemi tanët!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjyqtar anglez,Judge Batiste ka shpërthyer ndaj shqiptarëve në një seancë gjyqësore që po zhvillohej gjithashtu ndaj një të riu shqiptar.

Shqiptari Fatmir Limani u dënua sot nga gjykatësi anglez pasi ishte përfshirë në një grabitje. Gjatë seancës gjyqtari shprehu shqetësimin për numrin në rritje të shqiptarëve të përfshirë në vepra penale.

“Me keqardhje po them se Anglia ka shumë kriminelë të vetët. Ne nuk duam të tjerë të ardhur nga Shqipëria”, mësohet të ketë thënë gjyqtari.

I riu shqiptar Fatmir Limani u dënua me 18 muaj burg dhe me urdhër gjykate do të dëbohet në Shqipëri pasi të mbarojë dënimin në Britaninë e Madhe. Ai u përfshi në grabitjen e një shtëpie në Prince Henry Road in Otley në qytetin Leeds, më 10 Mars 2023 ku vodhi një orë dhe shumë bizhuteri me vlerë.

Ndërsa Anthony Sugare, avokati i shqiptarit i tha gjykatës se Limani kishte mbërritur në Angli 19 muaj më parë dhe se kishte borxhe për të paguar në vendin e tij./newsbomb.al

Zjarr Tv Ad