Shtyhet seanca për mbylljen e kopshtit turk/ Avokati: Kërkuam anulim të vendimit dhe përjashtimin e gjyqtares

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca për mbylljen e kopshtit turk ‘Zybejde Hanem’ është shtyrë për në datën 9 nëntor, shkak për këtë sipas avokatit është bërë pasi kanë kërkuar anulim të vendimit për mbylljen e kopshtit si edhe për përjashtimit e gjyqtares. Avokati gjithashtu theksoi se edhe vetë gjyqtarja ka kërkuar të heqë dorë nga çështja.

“Sot ishte caktuar seanca për shqyrtimin e kërkesës tonë, duke qenë se e njëjta kërkesë ishte paraqitur me parë edhe sot ishte po e njëjta gjyqtare që ka referuar kërkesën, kërkuam që kjo gjyqtare të përjashtohet dhe të zgjidhet një tjetër. Të caktohet me short gjyqtari do të shqyrtojë kërkesën tonë. Sot është dita e  13 dhe jemi ende pa një vendim nga kjo gjykatë”, tha avokati.

Nga ana e tyre, prindërit kanë kërkuar që fëmijët të vendosen ku kanë qenë dhe të mos i shkaktojmë më trauma.

“Fëmijët të vendosen aty ku kanë qenë dhe të mos i shkaktojmë më trauma të tjera. Ne jemi përpjekur ti mbrojmë nga dëmi i mundshëm psikologji, por ata nuk e kuptojnë dot përse është mbyllur dhe kemi të njëjtin refren të përditshëm, ‘përse nuk na çon në kopsht?”, tha njëri nga prindërit.

Zjarr Tv Ad