S’ka ndryshim masash, Komiteti i Ekspertëve: Nga 1 Nëntori dozë e tretë për personat mbi 60 vjeç, miratohet vaksinimi edhe për fëmijët mbi 12 vjeç

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë një mbledhje të sotme ka vendosur që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit për dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se duke filluar nga data 1 Nëntor personat mbi 60 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës duke shtuar se vaksina do të merret 6 muaj pas dozës së dytë. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do të marrin dozën e vaksinës vetëm me rekomandimin e mjekut.

“Duke u bazuar në analizën e situatës komiteti i ekspertëve mendon që me gjithë këtë përkeqësim niveli i masave shtrënguese të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen në zbatimin me rigorozitet të masave. Një vendim ka qenë dhe shqyrtimi i vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit.

Në këtë situatë prioritet mbulimi me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.
Qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët nga doza e dytë sipas udhëzimeve të ISHP duke nisur nga 1 nëntori. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me lejen e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore”, 
u shpreh Rakacolli.

Zjarr Tv Ad