Skandali i KESH me tenderin e mirëmbajtjes në kohë krize. Zgjedh ofertën 120 000 $ më të lartë për impiantet klimaterike në HEC-e

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpërdorimi i parasë publike nuk ka të ndalur në Korportatën Elektro Energjetike Shqiptare. Në këtë vit të vështirë për sektorin energjetik shqiptar nuk abuzohet vetëm me shitjen e energjisë por edhe me investimet.

Në tenderin të mbyllur në tetor kur kriza ishte shpallur KESH i drejtuar nga Ergys Verdho ka zgjedhur fituese kompaninë që nuk ka dhënë ofertën më të mirë. Në tenderin me vlerë rreth 850 mijë dollarë të mbyllur në 4 tetor për mirëmbajtjen impianteve të ngrohjes, ftohjes, ventilimit, furnizim me ujë, dhe mbrotjes kundër zjarrit në godinat e hidrocentraleve të Vaut te Dejës, Fierzës dhe Komanit, morën pjesë katër kompani.

Oferta më e mirë u dha nga “GSM KLIMAIRE” me rreth 690 mije dollare, por kjo nuk i mjaftoi kesh. Fituese u shpall oferta e renditur e dyta e dhene nga bashkimi I kompanive “CLIMACASA” dhe “AL-TEK” me rreth 810 mijë dollarë. Pra plot 120 mije dollarë më shumë se oferta më e mirë. Dy ofertat e tjere njëra ishte pa vlerë dhe tjetra më e lartë. Për skualifikimin janë futur në lojë një sërë kleçkash për mënyrën se si janë plotësuar formularët, ndërkohë që është rrëzuar kriteri kryesor për të shpallur fituesin, që është ai i ofertës më të mirë financiare/standart

Zjarr Tv Ad