Skandali i videove erotike, Florjan Binaj ngre alarmin: Vajzat janë në rrezik

0
348
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço disa ditë më parë trazoi rrjetin me një deklaratë të fortë teksa tha se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbiz-it shqiptar.

Në lidhje me këtë çështje pati shumë reagime, madje edhe nga vetë Luana Vjollca e cila u aludua se ishte një nga vajzat në video. Me prova (duke treguar se nuk kishte tatuazh) ajo hodhi poshtë çdo thashethem.

Së fundmi diçka për të thënë ka edhe Florjan Binaj, i cili e ka shtrirë këtë çështje në një prizëm tjetër. Me këtë rast moderatori/aktori vuri në dukje se sa e lehtë është të montohet një video dhe sa në rrezik janë figura e shumë vajzave apo edhe nënave tona.

Flori tha se kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Më tej ai kërkon që shteti të miratojë një ligj, i cili detyron që videot e krijuara nga inteligjenca artificiale të kenë një shenjë dalluese dhe keqpërdorimi i kësaj teknologjie të dënohet me ligj.

Zjarr Tv Ad