Skema e mashtrimit me TVSH, gjykata lë pas hekurave vetëm 3 biznesmen, liron të tjerët

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jepet masa e sigurisë nga Gjykata e Tiranës, për 13 të arrestuarit e akuzuar për mashtrimin me skemën e TVSH, ku dëmi llogaritet në vlerën e 18 miliardë lekëve.

“Arrest me burg” për 30 ditë është vendosur vetëm për tre prej tyre, ndërsa për dhjetë të tjerët është vendosur “detyrim paraqitje”.

Gjatë ditës së enjte nën akuzën e evazionit fiskal 13 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu, janë lëshuar 25 urdhra ndalimi, që rezultojnë administratorë të subjekteve fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej disa miliardë lekësh.

Mes të shpallurve në kërkim, janë edhe biznesmenë të njohur në Tiranë.

“Shoqëritë objekt hetimi kanë kryer shitje në total vlerën 4.265.939.484 lekë, me TVSH në vlerën totale 710.989.914. Sa më sipër nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëri objekti hetimi kanë funksionuar si satelit (ndërmjetëse_ duke u përdorur nga shoqëri importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimor për të shkarkuar vlerën totale 4.265.939.484 lekë, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë indirekte në shoqëri tregter që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlerë kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si edhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e TF”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Po ashtu konstatohet se nga analiza e të gjithë fakteve dhe provave të grumbulluara nga ana jonë, kemi dyshimin e arsyeshëm se nga ana e këtyre subjekteve është ngritur një skemë mashtrimi me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së, duke kryer blerje në mënyrë fiktive për të u ngarkuar me gjendje TVSH dhe më pas këtë gjendje TVSH ta përdorin duke kryer shitje në mënyrë fiktive të subjekteve të treta, këto të fundit me këto blerje ulin fashën e pagesës mujore të TVSH-së, si edhe ulin normën e tatim fitimit, duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore.

Zjarr Tv Ad