Skënder Brataj: Nëse nuk respektohen masat, përgatituni për valën e tretë të pandemisë…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë s’e mund të na përfshijë, një tjetër valë infeksioni nëse nuk respektohen masat e marra. Brataj ishte i ftuar në emisionin “Radar” në ABC, ku foli edhe për efektet anësore që kanë pasur vaksinat në vendin tonë. Ai tha se pranë qendrave të vaksimit është lënë një formular, por deri më tani nuk është raportuar asnjë rast me efekte të rënda.

Është krijuar komiteti i menaxhimit dhe verifikimit të vaksinës dhe ekipet që janë pranë qendrave të vaksinimit janë skedat e raportimit të efekteve anësore dhe ne te 127 dhe 0800 kemi lëne një formular, por deri më tani që janë bërë rreth 59 mijë vaksina ka pasur efekte anësore por jo të formës së rëndë.

Problemi është se dozat e AstraZenecas dhe Pfizerit janë planifikuar dhe për dozën e dytë, në dispozicion do të jenë të katër vaksinat dhe kategoritë nuk zgjidhen me vaksina por sipas planit të vaksinës pavarësisht se çfarë vaksine është gjendja. Nuk duhet të krijohet diferenca mes përdorimit të vaksinave, pasi e mira është që të bëhet vaksinimi dhe do të kryhen dozat që janë më shumë 1 mln e 200 mijë vaksina kemi nga Covax, 500 mijë nga Pfizer. Në një periudhë zgjedhjesh dhe nëse nuk respektojmë masat patjetër që mund të kemi dhe një rritje të shifrave dhe një valë të tretë,”– tha Brataj.

Zjarr Tv Ad