Skuadra e Kukësit njofton tifozët mbi çmimin e biletave kundër Debrecenit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se ndeshjen e parë kundër Debrecenit e humbi me rezultatin 3-0 skuadra e Kukësit do të kërkojë të bëjë gjithçka për ta kthyer rezultatin. Nga ana tjetër klubi ka përcaktuar edhe çmimin e biletave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ata bëjnë me dije: “Njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Tribuna VIP: 2000 Lekë
Tribunat A dhe B: 1000 Lekë
Tribunat D,E,F,C dhe G: 200 Lekë

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, si dhe në biletarinë e “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit”. Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecenit luhet të enjten, prej orës 20:00.

 

Zjarr Tv Ad