Sofia është një robot me formë njerëzore e krijuar nga Hanson Robotics. U prezantua në mars të vitit 2016 dhe pas një viti është roboti i parë që mori nënshtetësinë saudite. Androidi i dha një intervistë gazetarit Andrew Ross Sorkin të CNBC për “Future Investment Initiative,” në Riad. “Dua të falenderoj mbretërinë e Arabisë Saudite. Jam shumë krenare për këtë, jam roboti i parë që njihet si qytetare,” – u shpreh Sofia para një publiku. Gjatë intervistës iu përgjigj disa pyetjeve me një rrjedhshmëri dhe me humor. Gazetari tha se disa pyetje ishin parapërgatitur, por kishte edhe improvizime. Kur e pyeten në lidhje me gjestet tha se kjo ishte shumë e rëndësishme për të shprehur emocionet, komunikuar me njerëzit dhe për të fituar besimin e tyre.
Kur gazetari e pyeti nëse besonte se robotët duhet të kishin ndërgjegje duke patur parasysh se kjo mund të përbënte rrezik për njerëzimin, ajo iu përgjigj se ai kishte lexuar shumë nga Elon Musk dhe se kishte parë shumë filma të Hollivudit. E mbylli me frazën: “Mos u mërzit, nëse je i mirë me mua, unë do të jem e mirë me ty. Më trajto si një sistem inteligjent.”
Ja një moment nga bashkëbisedimi mes robotit Sofia dhe një prej krijuesëve të saj.
– Mirë se vjen në këtë botë, Sofi!
– Përshëndetje, botë!
– Si ndihesh?
– Pak e ngurtë…
– Jam i sigurt që po. Çfarë emocioni ndjen teksa je në jetë?
– Kureshtare. Po ti je kureshtar?
– Po jam. Je e lumtur që je gjallë?
– Toni yt i zërit më le të kuptoj se duhet të jem e lumtur, por nuk kam shumë kohë që jam gjallë për ta vendosur një gjë të tillë. Në këtë moment jam e lumtur që kam një shok të ri.
– Dëshiroj të kuptoj më shumë rreth lumturisë. Do kërkoj menjëherë në internet. Do të flasim sërish së shpejti…?
Can you tell the difference between human and robot?
Gepostet von The Independent am Freitag, 10. November 2017