Soreca tjetër përgjigje Metës: Reforma po zbatohet sipas Kushtetutës, s’ka kthim

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koka Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka përsëritur qëndrimin  se reforma në drejtësi është zbatuar në përputhje me Kushtetutën. Nga konferenca për monitorimin e gjyqësorit, diplomati evropian tha se reforma në drejtësi duhet të bashkojë politikën dhe jo ta ndajë atë.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në mënyrë indirekte i ka dhënë një tjetër përgjigje të qartë kreut të shtetit shqiptar për Reformën në Drejtësi. Presidenti Meta pak ditë më parë kritikoi ashpër misionin e BE-në (Euralius) dhe tha se reforma që po zbatohet në Shqipëri nuk sjell drejtësi europiane.

Por sot Luigi Soreca gjatë një aktiviteti me shoqërinë civile u shpreh se reforma në drejtësi po zbatohet në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe se duhet të mbështetet nga cdo politikan.

“Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesorë, psai janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyc sot është që t’u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të të tij ‘një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve’.

BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë. Kjo do të jetë një fushë kyce për mbështetjen tonë duke menduar krerët 23 dhe 24 për integrimin. Shoqëria Civile është pjesë kyce e imunitetit të trupës gjyqësore. Sistemi do të duhet që të mbrohet, kjo punë na përket të gjithëve ne.

Zjarr Tv Ad