Spahiu flet “pa doreza”/ “Dashuria për Berishën-Ramën-Metën, e mjerueshme”

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Kreshnik Spahiu e ka cilësuar dashurinë që populli ushqen për tre figurat kryesore të politikës shqiptare si të mjerueshme.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Kreshniku thekson se dashuria që populli ka për kryeministrin Edi Rama, për kreun e PL-së, Ilir Meta dhe për drejtuesin e koalcionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha tregon mediokritet shoqëror.

Ai tha ndër të tjera se mospranimi i kandidatëve të rinj nga qytetarët është problemi kryesor në vendin tonë.

“Është e mjerueshme për nivelin e popullsisë që të rrisë dashurinë për personazhe që kanë 33 vite në qeverisje dhe nuk janë konsumuar dhe ulin simpatinë për figura e reja. Dashuria e popullit tonë për Ramën, Metën e Berishën është tregues i mjerimit të nivelit të mediokritet shoqëror. Një shoqëri e cila nuk fiton simpatinë për figurat e reja por vazhdon përfaqëson ata që e kanë varfëruar është problem i popullsisë. Pra, ne jemi një popull që me këtë sondazh i meritojnë këta njerëz që na qeverisin”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad