“SPAK ka ndezur alarmin!”- Deputeti i PD-së, për deklaratat e Altin Dumanit: Mazhoranca …

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se SPAK ka ndezur alarmin, se administrata, me urdhër të Edi Ramës, po bllokon informacionet.

Deklaratat e Dumanit, thotë Sula, konfirmuan se presioni i qeverisë te administrata publike kishte dhënë efektin e duhur.

Ai shprehet gjithashtu se mazhoranca ka hapur luftë me drejtësinë e re duke penguar hetimet dhe duke bërë presione të vazhdueshme kompetencash.

Postimi i Dashnor Sulës në Facebook:

SPAK ka ndezuar alarmin, administrata zbaton urdhrin e Ramës për të bllokuar informacionet!

Shqipëria, ky vend kaq i vogël por i aftë të mbajë me lajme Bashkimin Evropian.

Mbledhjet e 2 Komisioneve Hetimore, Reforma Zgjedhore, Amnistia Penale që u miratua të enjten dhe arrestimet e SPAK, mbingarkuan opinionin publik dhe një ngjarje shumë e rëndësishme nuk mori vëmendjen e duhur. Bëhet fjalë për shqetësimet e ngrituta nga kreu i SPAK z. Altin Dumani para KLP.

Dumani konfirmoj në një farë mënyre se presioni i qeverisë te administrata publike kishte dhënë efektin e duhur. Ju kujtohen para disa muajsh titujt e mediave se kreu i mazhorancës porositi drejtuesit e instituvionevë që të mos i përgjigjen dhe të mos kenë super bashkëpunim me SPAK?

Drejtorët e korruptuar e kanë reflektuar menjëherë urdhrin.

Dumani dëshmoi se kallëzimet në SPAK nga institucionet publike kanë rënë me mbi 40%. Pra jo vetëm që nuk bashkëpunojnë më për të kthyer përgjigje shkresave të prokurorisë, por as nuk bëjnë kallëzime.

Nëse mund ta përkthejmë këtë gjë: del që zyrtarët janë bërë palë me korrupsionin dhe janë pozicionuar përballë drejtësisë së re për të fshehur vjedhjet e pasurive publike dhe të taksave.

Në këtë përfundim dal me ndihmën e Policisë Europiane. Sipas raportit të fundit të EUROPOL aktiviteti i bandave është rritur dhe po tentojnë që të integrohen në biznesin e ligjshëm. Raporti flet edhe për strukturat dhe lidhjet me bazë kombëtare të bandave shqiptare. Pra, nuk kemi të bëjmë me rënie të kriminalitetit dhe korrupsionit por me ndryshim kursi të kësaj mazhrance. Nuk raportojnë kontrolluesit financiarë për pastrim parash. Nuk denoncojnë institucionet publike rastet sesi bota e errët po pastron paratë në ndërtim, madje japin edhe statuse të veçanta investimi për të korruptuarit.

Ajo që po ndodh në Shqipëri është e rëndë. Pasi SPAK nis të korrë frytet e punës së vetë, mazhoranca i hap luftë. Jo vetëm që nuk denoncon por edhe i vështirëson hetimet duke mos kthyer përgjigje.

Dumani tha se nuk bashkëpunon dot edhe me policinë. U ka rezultuar se flukse në strukturat drejtuese të policisë dalin bashkëpunëtorë të krimit të organizuar ndërsa qeveria nuk i jep mjaftueshëm buxhet për më shumë njerëz të kualifikuar dhe për logjistikë që i jep mundësi të hetojë.

Nuk dua të marrë meritat, por si ish prokuror kisha marrë indicie të mjaftueshme që bandat kriminale janë futur me kokë në sektorin e ndërtimit. E kam thënë këtë që kur kanë dalë raportet apo edhe artikujt investigativ se mbi 2.8 miliardë euro të padeklaruara qarkullojnë në një vit në sektorin e ndërtimit. Ma konfirmoj këtë shqetësim edhe z. Dumani. Në raportimin e tij para KLP, kreu i SPAK la të kuptohet se Biznesmenët e mëdhenj pastrojnë paratë e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar përmes sektorit të ndërtimit. Jo vetëm kaq por luajnë edhe rolin e sekserit për të ndërmjetësuar te policia dhe drejtësia për t’pu shmangur drejtësisë.

Megjithatë të gjithë ishim të përgatitur për betejën e SPAK me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ajo që del jashtë pritshmërive është lufta që ka hapur mazhoranca me drejtësinë e re duke penguar hetimet dhe duke bërë presione të vazhdueshme kompetemcash. Përtej propagandës se ishte PS që bëri reformën në drejtësi, tani po del qartë se Reformën në Drejtësi e kanë dashur vetëm miqtë që e kanë sponsorizuar.

Zjarr Tv Ad