Spartak Ngjela zbulon të vetmen zgjidhje për PD: Berishës s’iu vodhën zgjedhjet, demokratët abstenuan!

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një interviste televizive avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berishës nuk ia vodhën zgjedhjet, por demokratët kanë abstenuar sepse nuk janë bërë pjesë e përçarjes së partisë dhe se zgjidhja në PD është largimi i Berishës.

“Pati një rrënim të madh në vota dhe pritej abstenimi dhe Rama që donte ta sabotonte se kishte frikë se mos mundeshin thellë këta se do Saliun. Ka një rrënim të portretit Sali. Abstenuan, nuk donë në votime, çdo të thotë më vodhën”, tha Ngjela.

Ne dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh nën influencën e SHBA, Saliu ka shpresë se mos shpëton Non Gratën. Saliu nuk tërhiqet se ka frikën e Non Gratës. Po këta që janë me Saliun dhe e panë që nuk kanë të ardhme, brenda 2-3 muajsh do kalojnë te PD zyrtare”, shtoi avokati.

Në fund, këtë angazhim politik, Ngjela e sheh si një frikë e Berishës ndaj Reformës në Drejtësi.

“Një njeri i mundur prej një dekade natyrisht që ka deviacioni në psikik, është dhe interesi i tij, se vuan shumë nga Reforma në Drejtësi. Erdhën 300 hetuesit të shohim se çdo bëjë SPAK”, përfundoi Ngjela.

Burimi:Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad