Spiropali pret ambasadoren Yuri Kim: Mbështetja e SHBA për Drejtësinë e Re solli dhe Anti- KÇK

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren Yuri Kim duke thënë se mbështetja e SHBA për institucionet e Drejtësisë së Re solli edhe efekte pozitive në aplikimin e Anti- KÇK. Po ashtu ajo thotë se me ambasadoren e SHBA diskutuan edhe për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në familjen europiane.

STATUSI I ELISA SPIROPALIT

Elisa Spiropali

Me kënaqësi prita sot në zyrë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Raportet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, partneriteti solid si aleatë të NATO-s, mbështetja e çmueshme që SHBA ofroi e vijon të ofrojë në ngritjen superstrukturave të #DrejtësisësëRe, të cilat sollën në zinxhir efekte pozitive në aplikimin e Ligjit Special ‘Anti-KÇK’, si dhe rruga jonë përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim.

  • foto galeri
Zjarr Tv Ad