Sulm terrorist para parlamentit në Ankara

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim pranë parlamentit të Turqisë në Ankara është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ministri i Brendshëm e cilësoi si sulm terrorist që la të plagosur rëndë dy policë.
Dy sulmues mbërritën me një automjet komercial rreth orës 06:30 dhe kryen sulmin, tha Ali Yerlikaya.

Yerlikaya tha se një sulmues hodhi veten në erë përpara një ndërtese ministrie dhe një tjetër u “neutralizua”. Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se parlamenti të mblidhej sërish.

Raportohet se në zonë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente.

Zjarr Tv Ad