Sulmet e Rithemelimit ndaj Kuvendit të PD, Evi Kokalari: Basha është 100 fish më i pastër se ju!

0
480
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ne lidhje me Kuvendin që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot.

Kokalari shprehet se Lulzim Basha momentalisht është ne pozicion më lart se Rithemelimi sepse është 100 fish me i pastër dhe larg pazareve te zgjedhjeve te 14 majit.

Postimi I plotë:

O ‘strateg’, Luli mund të jetë mashtrues, por pse nuk flet për mashtrimin që na bëtë te gjithëve këto dy vjet? Apo ju duket vetja të aftë të na shfrytëzoni per pazaret tuaja?

Luli momentalisht është në pozicion shumë më të fortë se ju, sepse duket 100 fish më i pastër larg pazareve të zgjedhjeve të 14 Majit.

Komenti yt i fundit tregon qartë që ju as gazetari nuk bëni dot dhe nuk jeni media serioze për sa kohë që për detyrë keni vetëm të lavdëroni aleatët e Berishës dhe sulmoni armiqtë e tij.

Nejse, ndërkohë merruni me Lulin se njerëzit po ju ikin.

Edhe ju do dilni përpara drejtësisë një ditë sepse pjesë e kupolës korruptive jeni dhe asaj i shërbeni.

Boll jeni tallur me këtë popull!

Zjarr Tv Ad