Suprizon këngëtarja , së shpejti nënë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bleona Qereti është një ndër artistet më guximtare shqiptare që jeton dhe punon në SHBA. Ajo gjithmonë guxon të shfaq mendimet e veta rreth fenomeneve të ndryshme mbi të gjitha rreth gjinisë femërore.

Qereti është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj private.

Rreth një vit më parë, Bleona Qerreti vendosi që të ngrijë vezët, për t’i përdorur në një çast të caktuar kur të ishte gati për t’u bërë mama.

Ajo e tregoi një pjesë të kësaj procedure që po bënte në shtëpi, ku po bënte disa injeksione. Me pas procedura vazhdonte në një klinikë, aty ku ruhen dhe vezët.

Por mesa duket Bleona tani ndihet gati. Ose së paku këtë la të nënkuptohej me foton e fundit të postuar në Instagram.

“Kur nuk ke gjetur akoma të duhurin, apo partneri nuk mund të përkushtohet, ka gjithmonë një zgjidhje”, shkroi ajo duke nënkuptuar këtu metodën e fertilizimit. Në foto ajo shfaqet e shtruar në spital.

Ajo madje e forcon idenë që do të bëhet nënë teksa një nga miqtë e pyet a do të bëhet nënë, ajo i përgjigjet që po.

 

 

Zjarr Tv Ad