Tahiri te Krimet e Rënda, shihni përkrahëset e tij speciale

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkuar mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të mbahet seanca ndaj tij.

Por teksa Tahiri hyrinë gjykatë, në ambientet e jashtme të saj, ranë në sy dy mbështetëse të tij të flakta.

Siç mund të shihni përmes fotografive, në mbështetje të ish-ministrit spikatën dy zonja në moshë.

Ato mbanin veshur bluza me fytyrën e Tahirit, duke i shprehur në këtë formë përkrahjen e tyre.

Kjo mbështetje e tyre, vjen pasi sot pritet vendimi për ankimin e vendimit të Prokurorisë, për zgjatjen e hetimeve me tre muaj.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Zjarr Tv Ad