Takim Meta-Basha? Shihni çfarë ndodhi pranë Parlamentit

0
908
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Makinat e kreut të Kuvendit, njëherësh kryetari i LSI-së Ilir Metës dhe kryedemokratit, Lulzim Basha janë parë të parkuara ngjitur me njëra-tjetrën, në një restorant pranë Parlamentit.

Ajo që nuk dihet është fakti nëse dy zyrtarët po mbajnë një takim sëbashku, apo është thjesht një rastësi. Deri më tani nuk është dhënë asnjë njoftim nga zyrat e shtypit për ndonjë takim të mundshëm mes Metës dhe Bashës.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me aleatin e tij, Ilir Meta, për të diskutuar në lidhje me koalicionin PS-LSI.

Ky i fundit pak ditë më parë propozoi krijimin e qeverisë së ‘besimit’, ndërsa theksoi se ‘nuk ka zgjedhje pa opozitën’, ku kjo e fundit ka ‘kërcënuar’ se nuk do të futet në zgjedhje nëse nuk krijohet më parë qeveria teknike.

Zjarr Tv Ad