Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, pas takimit që pati paraditen e sotme me kryedemokratin Lulzim Basha, lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve të deputetëve, tha se liderit të opozitës iu shpjegua qëndrimi i BE.
Ai deklaroi se gjatë takimin me kreun e PD ishte shumë i qartë, duke i përsëritur nevojën për të folur dhe diskutuar.
“Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme, ne presim që të mos ketë dhunë në protestë dhe të ndiqen elementët demokratike”, u shpreh ambasadori.
Më herët në zyrën e Bashës, shkoi edhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.
Këto lëvizje vijnë pasi pasditen e djeshme Kryesia e PD, konfirmoi djegien e mandateve, ndërsa pasditen e sotme vendimmarrja përfundimtare do të merret nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.