Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm, reagon PD: Ditë feste për krimin

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas emërimit të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.

Sipas Balliut, sot është ditë feste për krimin. Sipas tij, me emërimin e Ballës në krye të ministrisë së Brendshme, ky institucion i është dorëzuar krimit.

“Sot ditë feste për krimin. Ministër i Brendshëm Taulant Balla që krimi të ecë përpara. Sot është një ditë feste për krimin; më në fund në krye të Ministrisë së Brendshme është ushtari i tyre besnik. De fakto Ministria e Brendshme i është DORËZUAR krimit”, shkruan Balliu.

Zjarr Tv Ad