Të dhënat nga sistemi Memex dalin ‘sheshit’, hakerat publikojnë foton e Ervis Martinajt! Ja informacionet që kanë për të shumëkërkuarin

0
929
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hakerat kanë publikuar ditën e sotme në rrjetin e komunikimit “Telegram” të dhënat për individë të skeduar për ngjarje kriminale nga sistemi policor Memex.

Mes qindra të dhënave të publikuara, bie në sy edhe foto si dhe të dhëna personale për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur që prej datës 10 gusht.

Ajo që bie në sy është fakti që Martinaj në foto duket në një moshë mjaft të re, dhe gjasat janë që ajo të jetë shkrepur rreth 12-15 vite më parë.

Krahas fotos, hakerat kanë publikuar edhe të dhënat personale si ditëlindja, vendlindja, atësia apo edhe numri personal.

Zjarr Tv Ad