“Të gjithë e mbyllën diskutimin me fjalën, demokraci”, Dhurata Çupi për takimin në Senatin amerikan: Në Shqipëri ka humbur nocioni i votës së lirë!

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partsisë Demokratike Dhurata Çupi, ka deklaruar se në takimin e mbajtur në Senatin amerikan nda IPAC, është diskutuar mbi sigurinë, rrezikun mbi demokracinë nga regjimet autoritare.

Me anë të një statusi në Facebook, Çupi u shpreh se të gjithë folësit e fillojnë dhe e mbyllin diskutimin me fjalën demokraci. Ajo shtoi se në vendin tonë është zhdukur nocioni i votës së lirë, themelit të demokracisë.

Postimi i plotë:

Në Senatin amerikan për samitin më të madh të mbajtur ndonjëherë nga #IPAC.

Me senatorë, kongresmenë dhe ekspertë u diskutua mbi sigurinë, rrezikun mbi demokracinë nga regjimet autoritare. Folësit kyç ishin dy nga senatorët më me ndikim në politikën amerikane, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Senat, Bob Menendes dhe Nënkryetari i Komisionit të Inteligjencës në Senat, Marco Rubio. Të gjithë folësit e fillojnë dhe e mbyllin diskutimin me fjalën demokraci. Si shqiptare e kam më të lehtë të kuptoj shqetësimin e tyre. Vijmë nga një regjim i egër diktatorial dhe prej gati 1 dekade në Shqipëri është zhdukur nocioni i votës së lirë, themelit të demokracisë.

Zjarr Tv Ad