“Të jetosh në ishull” botohet në italisht, Ben Blushi: Në përgjithësi kam qenë indiferent për tregje të reja, por pas shumë peripecive…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ben Blushi

TË JETOSH NË ISHULL BOTOHET ITALISHT

Pas shumë peripecive, më në fund romani im “ Të jetosh në Ishull” u botua në italisht nga shtëpia botuese Besa.

Them pas shumë peripecive pasi, këtij libri që doli në vitin 2008, iu deshëm 14 vjet për të shkuar në Itali edhe pse një vit pas botimit, ishte i përkthyer italisht nga Ada Prizreni, të cilën e falëndëroj shumë që arriti të kthejë në një gjuhë tjetër, koloritin mesjetar të Shqipërisë së shekullit 17.

Në përgjithësi unë kam qenë indiferent për të gjetur tregje dhe lexues jashtë Shqipërisë dhe ky botim nuk do ishte i mundur, pa një ndërhyrje dashamirëse të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.

“Të jetosh në Ishull” është romani im i parë, të cilën e kam shkruar për gjashtë muaj duke punuar më shumë se 5 orë në kompjuter pa pushim dhe shpesh pa dalë nga shtëpia për ditë të tëra.

Ky libër ka jetuar me mua për shumë vite duke më munduar vazhdimisht, derisa rrethanat politike të vitit 2007 e sollën që unë të bëja një pushim të gjatë nga debatet e ditës dhe të nisja ta shkruaja me një pasion që nuk e kisha njohur kurrë më parë.

“Të Jetosh në Ishull”, është produkt i nevojës sime torturuese për tu bërë shkrimtar.

Pas botimit, kam marrë me qindra kritika, ofendime, sharje, natyrisht edhe përgëzime por në Shqipëri këto të fundit janë gjithnjë me pakicë.

zbatuar pesë parimet themelore të Islamit dhe pastaj vuajtjet që mund të pësosh nga kjo zgjedhje, përfshi edhe vuajtjet që ti mund ti shkaktosh të tjerëve për shkak të kësaj zgjedhje.

Të bëhesh musliman sot, pas një praktike rutinë në cdo xhami të Shqipërisë është një gjë normale që nuk cudit askënd, por të ktheheshe musliman në Shqipërinë e krishterë dhe të pushtuar nga turqit në shekujt 16, 17 ishte një sakrificë e madhe.

Si në shumicën e vendeve të vogla të botës, pushtuesit janë bashkëautorë të historisë sonë.

Për shkak të tyre kemi heronj,tradhtarë dhe ngjarje.

“Të Jetosh në Ishull” përshkruan mënyrën sesi jetonin dhe bashkëjetonin me njëri-tjetrin, si në ishuj të izoluar, muslimanët e rrethuar me të krishterë dhe të krishterët e rrethuar nga turqit në territoret shqiptare të kohës.

Kjo është arsyeja pse romani quhet “Të Jetosh në Ishull”.

Botimi italisht, ishte një nxitje për t’iu kthyer këtij libri, me të cilin janë të lidhura shumë kujtime të miat.

Zjarr Tv Ad