Të ndarë në stadium, Veliaj komenton prezencën e Ramës dhe Kurtit në ndeshjen e kombëtares

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, komentoi prezencën e kryeministrit Edi Rama me atë të Kosovës, Albin Kurti në ndeshjen e kombëtares në stadiumin “Air Albania” kundër Çekisë, të ndarë.

Veliaj u shpreh se Shqipëria, përfshirë kryeministri ka qenë gjithmonë më dorë të shtrirë ndaj Kosovës, referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Më tej ai shtoi se të kërkosh që gjesh fajtorin te Tirana kur sulmi erdhi nga një vend tjetër, është sikur të humbasësh pyllin për një pemë.

“Unë nuk i di detajet pasi nuk isha në stadium, por e pashë ndeshjen e kombëtares në shesh me qytetarët. Misioni i të gjithëve ne nuk është të qëmtojmë alibi për të treguar se gjërat nuk shkojnë. Fakti që kryeministri i Kosovës ishte në stadium për të mbështetur kombëtaren tonë dhe jo për të vazhduar këtë lojën ne dhe ju, ne jemi të njëjtët. Në këtë sens nuk e di qëndrimin zyrtar, por di të të qeverisë dhe kryeministrit tim.

Di që kryeministri dhe qeveria ime ka bërë atë që 2quhet ‘reaching out’, të shtrijë ai dorën e parë në çdo takim, samit. Si të shkojë për takime në Kosovë, kur pala tjetër ka pasur impenjime dhe nuk ka qenë e gatshme për ta mirëpritur. Do të them që të paktën filozofinë e qeverisë time e kuptoj. Kemi qenë gjithmonë me dorë të shtrirë. Nuk dua që këto lemza të vogla, cic-mice duhen hiperbolizuar. Gëzohem për këdo që vjen në Tiranë dhe për Albinin që vjen janë Tiranë. Di që kryeministri reagoi dhe ne si bashki po ashtu. Të gjesh fajtorin te Tirana kur terroristët erdhën nga një vend tjetër është si të humbasësh pyllin për një pemë.”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për News24.

Zjarr Tv Ad