Të ndihesh i famshëm në objektivin e Genti Halit. 

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në dallim nga dekadat e fundit, sot fotografia përdoret nga profesione të ndryshme, si në ato arkitekturore, mode, peizazhe, bisnes, art e për mjaft arsye të tjera.

Personazhi jone i rradhës eshte Genti Hali, ai ka lindur në Tiranë, kreu studiment në Liceun Artistik ¨Jordan Misja¨ për pikturë, vizatim me specializim skenografi për tu pranuar më pas në Akademinë e Arteve të Bukura te Tiranes ku studioi vetem vitin e pare.

Me pas Genti lë Shqipërinë për Firencen, për te ndjekur Akademine e Arteve te Bukura ne Firence. Prej vitit 2004 e sot, ai jeton dhe punon në Toronto, ku sigurisht vështirësitë e fillimit nuk e kanë kursyer as atë, por asnjhërë nuk hoqi dorë nga pasioni për artin dhe fotografinë duke ndjekur edhe këtu një sërë kulifikimesh ne fotografi per te permiresuar njohurite e tij.

Lgh Art Photography është marka e Gentit dhe e bashkëshortes së tij, artistes Lorida Hysenbegas – Hali prej vitit 2008, në objektivin e së cilës kanë qenë mjaft fytyra te njohura ne komunitetin shqiptar dhe të huaj.

Genti numëron një larmi aktivitetesh për të cilat ka dëshmuar kontributin e tij si fotograf si :

Koncerit i madh per 100 Vjetorin e Panvarsise, Fotografimi i gjithe Bordit drejtues te Shoqates Shqiptaro-Kanandeze, Marlee Got Talent (6 vjet me radhe), The Karebear Community Fundrasing, Hendrixroe Fashion Show, Muaji i trashigimise Shqiptare cdo Nentor ne Parlamentin e Ontarios, ACE Gala, RH Scholarship, Miss Globe USA etj.

Në vitin 2020 ka qenë pjesëmarrës në ekspozitën e përbashkët të artistëve shqiptarë në Kanada ku u prezantua me 2 fotografi nudo artistike të cilat sigurisht nuk kaluan pa vëmendje.

Lista e bashkëpunuesve të Gentit është sa e gjatë aq edhe e famshme siç mund të jenë : Brian Crause, Natahsha Henstridge, Armand Assante, Esai Morales, Robert Miano, Krista Bridges, Cedric Smith, Xhemi Agaj etj.

Nje bashkepunim i rendesishem ka qene me regjisorin e filmave në Hollywood Paul Lynch (3 filma sebashku), më të cilin pas bashkëpunimeve tashme ruan edhe një marëdhënie miqsore.

Genti ka qene i punesuar si Stills Photographer & EPK (fotografi dhe xhirime pas kuintave nga ku behet edhe posteri i filmit, reklamat etj) nga firma e njohur Crown Town Pictures me CEO dhe Producent Albert Xhaferri ku ka punuar ne filma si :

« The Christmas Switch », « Bloodslinger », « Route 68 Motel», « Quo Vadis », « Carmela », « Wishes come true » etj.

Edhe bota e modës nuk do ti shpëtonte kameras së shqiptarit ku Stilistet e famshem Kanadez si: Hendrixroe, Kara Louise Collection, Mari-Andree Wallot firma Wallo, Meder Beauty etj e kane perzgjedhur Gentin si fotograf per veshjet e produktet e tyre.

Lgh Art Photography njeh klientë nga industri të ndryshme si Avokate, Dental industry, Real Estate, Sports, Fashion Industry, Aktore Film industry, Product Photography, Bloggers   etj e bashkepunime me Biotherm, Monat Canada, Clairol Color (Nice’n Easy), Mejuri etc

Të përcjellësh  imazhin e së bukurës, patjetër që duket një punë bukur, moderne dhe mjaft tërheqëse, për më tepër kur në listën e miqve do të hynte edhe mjeshtri i fotografisë, artisti dhe mentori Fadil Berisha.

Konkurset e bukurisë në rang botëror, siç ka qenë Miss Globe nga viti 2015 e deri me sot ku Genti eshte fotografi zyrtar i Miss Globe, i kanë dhënë shancin të vitizojë e të njohë edhe vënde të kulturave të ndryshme si Kina , Republika Domenikane, Shtetet e Bashkuara, Kanada etj

Zjarr Tv Ad