“Të respektojmë të drejtat e autorit”/ Kiara i hapi instagram, kunati i tij del me thirrjen e fundit: Mos bëni follow asnjë profil të Luizit, pavarësisht se nga kush menaxhohet

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, moderatorja Kiara Tito hapi një llogari në Instagram me emrin e Luizit dhe brenda pak orësh, llogari filloi të ndiqej nga më shumë me shpejtësi marramendëse.

Edhe pse Luizi brenda shtëpisë së Big Brother deklaroi se të drejtat për të menaxhuar Instagramin e tij ia ka dhënë Top Channel, Kiara përmes një postimi u shpreh se këtë gjë ia ka kërkuar vetë Luizi.

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brënda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani!
Me Luizin fitues!”, shkruane Kiara ditën e djeshme.

Mirëpo mesa duket ky veprim nuk është pritur mirë nga familjarët e Luizit, të cilët i kërkonnë fansave që mos i bëjnë folloë asnjë llogarie që hapet në emër të tij.

Ka qenë kunati Sokol Tahiri, i cili përmes një postimi thotë se të gjithë ata që hapin instagram në emër të tij, nuk janë dashamirës të Luizit.

“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOË asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, shkruan Tahiri.

Zjarr Tv Ad