Të shtëna me armë, mbyllet muzeu i famshëm i Luvrit

1
6201

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris u mbyll pak pasi u hap këtë të premte. Raportimet fillestare flasin për të shtëna me armë nga një ushtar roje, i cili ishte kërcënuar nga një person i armatosur me thikë.

Paraprakisht mësohet se agresori i armatosur me thikë kërkonte që të hynte në muze me një çantë dhe pasi nuk është lejuar nga ushtari e ka kërcënuar atë me armën e ftohtë nën thirrjet “Allaku Ekber”.

Ushtari është kundërpërgjigjur duke i qëlluar me armë. Për pasojë, agresori raportohet i plagosur rëndë.

Policia ka evakuuar menjëherë gjithë personelin dhe vizitorët që ndodheshin në muze dhe në një qendër tregtare aty pranë, ndërkohë që është vendosur edhe një perimetër i gjerë sigurie.

Ministri i Brendshëm francez, e cilësoi si një “incident dhe kërcënim serioz të sigurisë” përmes një postimi në Twiter