Të shtëna me armë në Lezhë, vritet një person

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Balldre të Lezhës. Sipas informacioneve praprake dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, i identifikuar si Nikolin Lekstakaj.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt pak kohë më parë në Shëngjin.Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa priten më tepër detaje në vijim.

Lezhë/Informacion paraprak:

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Zjarr Tv Ad