Ironizon Berisha: Ja pse Vangjush Dako meriton dekoratë

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, kreu i PD-së Sali Berisha ka folur dhe për arretisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti ku e akuzon për disa vepra të rënda penale, duke përfshirë dhe korrupsionin.

Lideri demokrat tha se Ahmetaj është arratisur me porosi të kryeministrit Edi Rama dhe kjo sipas tij, ishte arsyeja pse ai nuk e përmendi fare arratisjen e ish nr. 2 të qeverisë në fjalimin e tij. Berisha shtoi më tej me ironi se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako meriton një dekoratë që nuk u arratis nga vendi, kur SPAK lëshoi urdhër-arrestin për të.

“Sot ka polemikë në çdo familje, në çdo bisedë: vjedhja e tmerrshme me inceneratorë dhe arratisja e tmerrshme e Arben Ahmetajt. Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë. Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit. Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrahte gjoksin, fliste për drejtësinë me ministrat në arrati dhe nuk fliste për arratinë dhe paturpësinë në një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve. Në një papërgjegjësi të plotë, në një apel të hapur për secilin nga zyrtarët e tij që të arratisen në rast se thirren nga drejtësia. Gjushi meriton një dekoratë që nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i çonin policinë, që ti thonin të ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vetë. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnjë fjalë, çka do të thotë se ju të tjerët, njëri pas tjetrit. A ka kjo paturpësi, hipokrizi dhe cinizëm më të madh ndaj shqiptarëve? Afera e inceneratorëve është afera e inceneratorëve, sikundër arratisja e Ahmetajt është arratisja e shekullit.” deklaroi Berisha.

Ai deklaroi më tej se konsulente për projektin që ka bërë inceneratorin e Tiranë ka qenë studioja ku ka punuar, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion veliaj.

“A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente? Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt. Studio aktive dhe superaktive në këtë problem. Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave? Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit. Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore.
Ahmetaj është në tavë me këtë. Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes. Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës. Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes. Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë. Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat.” deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad